Ademi në Moskë

Futboll

Ademi në Moskë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:32
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në mes

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qenë mysafir special i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në finalen e Botërorit “Rusia 2018”, Francë – Kroaci, në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, ku pas një ndeshje tejet interesante francezët iu gëzuan fitores, me rezultat 4:2. Përveç ceremonisë përmbyllëse të këtij Botërori, në të cilin performoi edhe këngëtarja jonë e mirënjohur, Era Istrefi, presidenti Ademi e përcolli edhe ndeshjen finale, derisa kishte edhe shumë takime me homologë nga federata të ndryshme nga Evropa, por edhe kontinentet e tjera, ndër të cilët edhe me predidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gilleron dhe Servet Yardimci, që të dy anëtarë të KE të UEFA-s, në të cilat takime u shpreh gatishmëria e bashkëpunimit në të ardhmen. Presidenti Ademi do të vazhdojë të ketë takime të shumta edhe gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që të vendosen urat e bashkëpunimit me sa më shumë federata simotra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat