‘Shpërthen’ Di Maria: Mjaft gënjyet…

Futboll

‘Shpërthen’ Di Maria: Mjaft gënjyet…

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:31
Angel Di Maria

Angel Di Maria ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Anësori argjentinas ka hedhur poshtë gjitha spekulimet e mundshme për një largim nga PSG në drejtim të Napolit apo skuadrave tjera të interesuara për të.

Ish lojtari i Benficas, Real Madridit dhe Manchester United, përmes një postimi në ‘Instagram’ ka thënë se të gjithë spekulimet për largimin e tij nga PSG-ja janë gënjeshtra.

“Mjaft gënjyet. Unë do të qëndrojë te PSG”, ka shkruar Di Maria.

Di Maria, 30 vjeç, u transferua te Parisi në vitin 2015 dhe deri tani ka shënuar 27 gola në 87 ndeshje zyrtare të luajtura për francezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat