Zyrtare: Olsen nënshkruan për Romën

Futboll

Zyrtare: Olsen nënshkruan për Romën

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 21:12
Robin Olsen

Roma e ka zyrtarizuar transferimin e Robin Olsenit nga FC Copenhagen për 12 milionë euro.

Në njoftimin e klubit italian thuhet se Giallorossët do të paguajnë fillimisht 8.5 milionë euro për portierin suedez, ndërsa 3.5 milionë të tjera do të jepen në formë bonusesh.

Nga ana tjetër, klubi danez do të përfitojë 10 për qind nga shitja e ardhshme.

28-vjeçari ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Danimarkën në Kampionatin Botëror duke arritur deri në çerekfinale.

“Jam shumë i lumtur, shumë i gëzuar. Është një nder i madh të vish te një klub si Roma”.

“Është një hap tutje për mua dhe mezi pres të luaj”, ka thënë Olsen për faqen zyrtare të klubit.

Ai do të jetë portieri kryesor i Romës duke e zëvendësuar Alissonin, i cili u transferua te Liverpooli në javën e kaluar.

Para FC Copenhagen, Olsen ka luajtur në disa klube, në mesin e tyre edhe te Malmo dhe PAOK. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat