Cavani i hapur për Realin

Futboll

Cavani i hapur për Realin

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:03
Edinson Cavani

Edinson Cavani (31 vjeç). 40 gola në 48 ndeshjet e sezonit të kaluar me PSG, dhe 49 gola në 50 ndeshjet e edicionit të mëparshëm. Ky është emri që fillon të tingëllojë me forcë në katin fisnik të “Bernabeut” për të zëvendësuar boshllëkun e madh të golave, që pritet të krijohet nga largimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Spanjollja “AS” ka qenë në gjendje të mësojë se sulmuesi uruguajan është tërësisht i hapur për një lëvizje te Real Madridi, ndaj do ta mirëpriste një ofertë të kampionëve europianë në fuqi. Real Madridi për të është një ëndërr jo e përmbushur ende, ndaj do të ishte i gatshëm të nënshkruante një kontratë 2 apo 3-vjeçare, për ta përfunduar karrierën e tij në stilin e lojës së “Bernabeu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat