Në telashe

Futboll

Në telashe

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 16:08
Mourinho

Jose Mourinho ka shfaqur frustrimin e tij për merkaton e vakët të Manchester United teksa ka zbuluar se pret të paktën një blerje deri në fund të afatit, dhe ka konfirmuar se Nemanja Matic do ta humbasë startin e sezonit pas një dëmtimi.

“Do të doja dy lojtarë të rinj,” shprehet trajneri i United. “Mendoj se nuk do të vijnë dy. Mendoj se është e mundur të vijë vetëm një. I kam dhënë një listë klubit me pesë emra disa muaj më parë dhe dua të shoh nëse është e mundur të kem një nga ata lojtarë.

“Nëse po, shumë mirë. nëse jo, do të luftojmë me lojtarët që kam në dispozicion. Ekipi që mposhti Liverpool nuk është ekipi që unë do të luaj në ndeshjen e parë të sezonit.

“Kjo ishte vetëm 30% e skuadrës sime. Kështu që mos e shihni këtë ndeshje si pikë reference. Matic do të humbasë fillimin e sezonit, ka ardhur i dëmtuar nga Botërori.

“Martial? Gruaja e tij lindi një fëmijë, një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm, falë Zotit. Ai duhet të ishte këtu por nuk është. Për momentin jemi në telashe, shpresoj që lojtarët që janë akoma me pushime të rikthehen sa më mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat