Ndihmësi i Panuçit: Shqiptarë për t’ia këshilluar Romës? Mos e teprojmë!

Futboll

Ndihmësi i Panuçit: Shqiptarë për t’ia këshilluar Romës? Mos e teprojmë!

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Marko Kaseti është kthyer prej rreth 3 muajsh në krahun e djathtë të Kristian Panuçit, trajnerit të përfaqësueses shqiptare duke qëndruar përkrah tij dhe duke përgatitur ndeshjet e kuqezinjve.

Duket qartë se zëvendëstrajneri i përfaqësueses nuk sheh potencial te kuqezinjtë që ka drejtuar në këto muaj, pasi në një intervistë të dhënë për “Il Romanista”, ka bërë të qartë se nuk mendon që ka lojtarë të cilët mund t’ia këshillonte një klubi si Roma.

“Po shkon shumë mirë. Kam pak kohë që kam filluar, duke jetuar vetëm dy miqësore me Shqipërinë. Por deri tani është një aventurë që të përfshin. E falënderoj Panuçin, më kishte kërkuar edhe më parë për të më bërë pjesë të stafit të tij. Unë dua të përfitoj nga eksperienca e Kristian”, ishin fjalët e Kasetit, i pyetur rreth karrierës së re në pankinën kuqezi.

Më pas, i ngacmuar rreth talentit të lojtarëve që ka në dispozicion, përgjigja e tij duhet të bëjë disa prej tyre të rrudhin buzët pasi duket qartësisht që zëvendëstrajneri ka pak besim te potenciali që ata kanë.

“Lojtarë interesantë në Shqipëri? Ka disa te të rinjtë, por problemi është se shumë prej tyre kanë pasaporta të dyfishta dhe shpresojnë te thirrja e kombëtareve të tjera në të cilat mund të luajnë. Ndonjë për t’ia këshilluar Romës? Të mos e teprojmë!”, janë fjalët e Kasetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat