Arturo Vidal te Barcelona!?

Futboll

Arturo Vidal te Barcelona!?

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:34
Arturo Vidal te Barcelona!?

Kur pritej që Arturo Vidal të rikthehej në Serie A dhe të luante me Interin, krejt papritur ka ndërhyrë Barcelona, që ka ofruar kushte më të mira për mesfushorin kilian. Transferimi i Vidal nga Bayerni te Barcelona tashmë është çështje e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e palëve. Por mediat spanjolle sot kanë bërë me dije edhe detajet e kësaj marrëveshje, që u nis dhe mbyll brenda pak ditëve, duke bëfasuar të gjithë.

Arturo Vidal do të nënshkruajë për 3 vite me skuadrën “blaugrana”, duke fituar 9 milionë euro në sezon, lajm që konfirmohet nga “Sport.es”, ndërkohë që ekipi i Bayern do të marrë 20 milionë euro nga ky transferim. Brenda kësaj fundjave pritet që transferimi të zyrtarizohet dhe nga dita e hënë kiliani do të jetë në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore dhe nënshkruar kontratën. Vidal është bleraj e katërt e Barcelonës pas Arthur, Lenglet dhe Malcolm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat