Pjaniç te Real Madridi? - Bota Sot
Pjaniç te Real Madridi?

Futboll

Pjaniç te Real Madridi?

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:51
Pjaniç te Real Madridi

 

Këto janë ditë trazirash të mëdha në futbollin europian, falë merkatos së kësaj vere, që do të mbyllet në Premier League të enjten, më 9 gusht. Lëvizje të rëndësishme priten, sidomos nga Manchester United dhe Chelsea, me efekt domino të mundshëm në ekipet e tjera të kalibrit të njëjtë.

Por, do të jetë shumë i nxehtë edhe boshti mes Italisë e Spanjës, siç dëshmohet nga emri i Paul Pogba, i përfolur mes Barcelonës dhe Juventusit, por një “stand-off” parashikohet edhe mes Interit e Real Madridit për transferimin e mundshëm të Luka Modric te zikaltrit.

Dje, kampioni kroat pritej në “Valdebebas”, por në qendrën e trajnimit të Real Madridit vetëm Varane dhe Kovaçiç u panë, duke u kthyer të dy nga finalja e Kupës së Botës. Lopetegui ka shuar çdo konkluzion: “Në asnjë rast, unë nuk kam dyshime se Modriç do të qëndrojë te Real Madridi. Kam biseduar me të, i kam shpjeguar se sa i rëndësishëm do të jetë për mua”.

Por, biseda vendimtare do të zhvillohet të mërkurën, mes lojtarit dhe presidentit Florentino Perez. Një dialog që, sipas “Gazzetta dello Sport”, për më tepër, duhet të përsërisë atë që ishte komunikuar tashmë nga Modriç në klubin e bardhë, që e konsideron ciklin e tij të mbyllur në Madrid. Tani për tani, Interi mund të përmbushë një formulë huazimi dhe pastaj blerjeje i detyruar të lëvizë brenda “fair play financiar”.

Nuk ka problem, megjithatë, në lidhje me angazhimin e nënkampionit të botës. Zikaltrit janë të gatshëm ta kënaqin vullnetin e kroatit, duke i firmosur kontratën e fundit të madhe të karrierës së tij, duke pranuar një kohëzgjatje prej 4 vitesh, nga 10 milionë euro neto fitim, sa po merr aktualisht në Madrid. Më shumë: “Suning” do të ishn gati ta pranonin atë në Kinë, më vonë, për ta mbuluar atë me ar, edhe kur të jetë 37 vjeç.

Një negociatë që për këtë arsye mund të regjistrojë lajme të rëndësishme së shpejti, por, ndërkohë, një i mirë tashmë ka kërcyer në media. Sipas një raporti të “AS”, në fakt, në qoftë se Real Madridi do ta lejojë përfundimisht të përmbushet vullneti i Modric, Florentino Perez do hidhet direkt në sulm për një zëvendësues, me tre emra në listë: Pjanic i Juventusit, Milinkoviç-Saviq i Lazios dhe Marco Verratti i PSG.

Sa për Pjaniç, strategjia e Juventusit është e qartë: boshnjaku (tashmë i kërkuar nga Barcelona dhe Manchester United) nuk është në shitje dhe vetëm ofertat, duke filluar nga 100 milionë euro e sipër, do të merren parasysh. Në këtë pikë, nga ana tjetër, klubi i Juventusit do të mund të nisë një sulm vendimtar për Pogba, ose të dërgojë argumenta më bindës financiarë te Lotito për Milinkoviç-Savic, apo edhe të parashikojë ardhjen e mundshme të Rabiot nga PSG. Siç mund ta shikoni, do të ketë ende argëtim në merkaton e kësaj vere, ku emra të bujshëm mund të lëvizin dhe të shkaktojnë të ashtuquajturin “efekt domino”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...