Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventus tashmë, por duket se mungesa e tij nuk do të ndihet shumë te Real Madrid. Të paktën sipas Dani Ceballos.
“Po luajmë ndryshe tani, duke e përdorur topin në mënyra të tjera”, ka thënë mesfushori i madrilenëve.
“Po pozicionohemi ndryshe në fushë. Real Madrid shënon gola. Bale është i përqendruar, ashtu si Karim, Marco… mungesa e Cristiano-s nuk do të ndihet”.