Messi merr telefonin - Bota Sot
Messi merr telefonin

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Messi merr telefonin

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 11:35
Messi merr telefonin

Barcelona do të tentojë deri në momentin e fundit. Paul Pogba është dëshira e madhe e klubit katalanas, edhe pse praktikisht është i pamundur. Katalanasit do të përpiqen me të gjitha forcat. Merkato në Premier League është mbyllur, por jo në Spanjë.

Në Barcelonë e dinë se nënshkrimi i Pogba do të ishte një bekim për Messin. Argjentinasi ka telefonuar në raste të shumta për të kërkuar ardhjen e francezit, ka bërë të ditur “Don Balon”. Në “Camp Nou” po bëjnë ç’të jetë e mundur. 

Presioni i Pogba dhe menaxherit të tij Mino Raiola mund të jetë vendimtar. Gjithashtu, lojtari ka shumë dëshirë të veshë fanellën e katalanasve.

Në Camp Nou nuk heqin dorë nga asgjë. E dinë që operacioni është shumë i vështirë, por porta mbetet ende e hapur. Orët e ardhshme do të jenë jetike për të ditur nëse Pogba përfundimisht do të nënshkruaj për katalanasit apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test