Në pranverë eliminonin Lazion dhe Dortmundin, të martën vijnë në Shkup - Bota Sot
Në pranverë eliminonin Lazion dhe Dortmundin, të martën vijnë në Shkup

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Në pranverë eliminonin Lazion dhe Dortmundin, të martën vijnë në Shkup

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:04
Në pranverë eliminonin Lazion dhe Dortmundin, të martën vijnë në Shkup

Shkëndija e Tetovës por regjistron një tjetër verë të suksesshme europiane, pasi për herë të tretë me radhë arrin të paktën deri në play-off të UEFA Europa Leagues. Pasi dy vitet e para në rrugën drejt play - off-it eliminonin nga tre kundërshtarë në Europa League, kësaj radhe Shkëndija ka shkruar faqe të re në historinë e klubit duke kaluar dy rivalë në eliminatoret e Champions League, ndërsa nëse eliminohen në raundin e tretë vazhdojnë në play-off të Europa Leagues.

Image

Në fakt kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje të kthimit të raundit të tretë eliminator të Champions League dhe ai takim paralel me vështirësinë e përmbysjes së rezultatit negativ, 3:0, padyshim se paraqet magnet për publikun me emrin atraktiv të rivalit. Kampion i Austrisë, Red Bull Salzburg të martën vjen në Shkup për t’u përballur me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa nëse shkojmë prapa vetëm muaj më parë ata prekën gjysmëfinalen e UEFA Europa League.

Rrugës drejt katër ekipeve më të mira në kompeticionin e dytë më të fortë europian për klube, RB Salzburgu eliminonte ekipe si Real Sociedadi, Borusia Dortmund dhe Lazio, ndërsa nuk kapën finalen për shumë pak kur u eliminuan nga Olimpik Marseja me gol të pranuar në kohën shtesë. Pikërisht austriakët janë emri i radhës i madh që sjell Shkëndija në Shkup, pasi vitet paraprake mes tjerash u përballën me ekipe si Genti i Belgjikës apo shtatë herë kampionët e europës, Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test