Paul Pogba e ka dërguar në epërsi Manchester Unitedin në përballje me Leicesterin.
Ishte minuta e dytë kur vendasit fituan penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët e Leicester.
Pas një minute nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Paul Pogba.
Ky është goli i parë në Ligën Premier për edicionin 2018/2019.
GOOOOAL Paul Pogba penalty kick!! pic.twitter.com/sSGvSJO1vO
— Nicolás Valdebenito (@Nikorgoroth) August 10, 2018
Francezi nuk festoi duke iu dhënë më shumë zjarr fjalëve se ai do të largohet nga klubi.
Pas tij qëndron Barcelona që ka bërë disa oferta për lojtarin.