Paris Saint-Germaini fillon sezonin e ri të Ligue 1 të dielën me ndeshjen kundër Caen dhe trajneri i ri, Thomas Tuchel, pret shumë nga Neymari.
Trajneri është i bindur se braziliani mund të jetë lideri i skuadrës dhe thotë se kur Neymari është i lumtur, ai është një lider i mrekullueshëm.
“Është e qartë se Neymari është lojtari im kyc, pasi që ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një artist”, ka thënë Tuchel.
“Ka mënyra të ndryshme për t’u bërë lider. Në rastin e Neymarit, kur është i lumtur, ai është lider përmes kreativitetit të tij dhe mënyrës se si i inspiron të tjerët, si dhe përmes rreziqeve që ai ndërmerr”.