Ademi kërkon përkushtim maksimal në edicionin e ri

Futboll

Ademi kërkon përkushtim maksimal në edicionin e ri

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:31
Ademi kërkon përkushtim maksimal në edicionin e ri

Ka përfunduar seminari pesëditor për gjyqtarët, i cili u organizua nga Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së në hotel “Prishtina International” nën përkujdesjen e instruktorit të FIFA-s, z. Alan Snoddy, e ku ligjëruan edhe z. Simon Breivik, trajner i fitnesit  i  Gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze, z. Ridvan Ekmekci – Profesor  në Universitetin Pamukkale dhe Bekim Zogaj – gjyqtar asistent i FIFA?s.

Në përmbyllje të këtij seminari që u vlerësua tejet i rëndësishëm dhe i suksesshëm, i pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili ndau edhe certifikatat për gjyqtarët pjesëmarrës. Me këtë rast presidenti Ademi theksoi rëndësinë që ka ndarja e drejtësisë për mbarëvajtjen e garave, duke i inkurajuar gjyqtarët që të jenë sa më të përpiktë dhe vigjilent në punën e tyre.

“Fillimisht falënderoj z. Alan Snoddy për përkushtimin e tij, pasi është një person i lidhur ngushtë me futbollin tonë dhe e ka marrë si mision të FIFA-s dhe të vetin për ta ngritur nivelin e ndarjes së drejtësisë dhe të gjytarëve tanë. Njëkohësisht ju uroj juve si gjyqtarë për punën dhe përkushtrimin e treguar në këtë seminar, që pa dyshim u ka shërbyer për ngritjen e juaj profesionale”, ka theksuar presidenti Ademi në fjalimin e tij në këtë seminar.

Tutje presidenti i FFK-së u bëri me dije gjyqtarëve se do të ketë zero tolerancë për ndarjen e drejtësisë në fushën e gjelbër në IPKO Superligë dhe në të gjitha ligat e tjera. “Për këtë arsye duhet të keni kujdes dhe përkushtim maksimal në punën tuaj, në mënyrë që ndarja e juaj e drejtësisë të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe t’u mundësojë ekipeve më të mira dhe më të përgatitura që të zhvillojnë lojën e tyre dhe të marrin rezultatet e merituara”, ka shtuar tutje presidenti Ademi.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, z. Përparim Hasani, po ashtu është shprehur i kënaqur me rrjedhën e këtij seminari, duke shprehur shpresën se njohurit që kanë marrë gjyqtarët nga ligjëratat e këtij seminari do t’u shërbejnë gjyqtarëve që në edicionin e ri të kenë nivel të lartë të ndarjes së drejtësisë. Ai po ashtu ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do të mbahet edhe seminari me vëzhguesit e referimit (kontrollorët), me qëllim të njoftimin nga ekspertët e kësaj fushe për ndryshimet më të reja në ndarjen e drejtësisë. Seminari do të mbahet në hotel “International Prishtina”, me fillim në orën 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat