Mbrojtësi kroat nuk është ende i gatshëm për të luajtur.
Ngarkesa e madhe në ndeshjet e Kampionatit Botëror me Kroacinë, kanë shtyrë Dejan Lovrenin që të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën tri javë.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili ka shpjeguar edhe arsyen pse Lovren nuk do të mund të ndihmojë ekipin në këtë periudhë, përcjell KosovaPress.
“Ai nuk është i gatshëm”, ka thënë Klopp.
“Gjatë Botërorit ka luajtur në tri ndeshje radhazi mbi 120 minuta dhe kjo është e tepërt”.
“Pres që gjatë këtyre javëve ai të pushojë dhe më pas të kthehet në formë të mirë”, ka theksuar trajneri gjerman.
Liverpooli e ka nisur sezonin e ri në Premier Ligë me një fitore të thellë prej 4-0 ndaj West Hamit.