Kanë kaluar rreth gjysmë ore lojë në Superkupën e Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës.
Rezultati është ende i barabartë, 0-0, pavarsisht rasteve të shpeshta, sidomos të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Pak orë para fillimit të ndeshjes u shitën të gjitha biletat, megjithatë kërkesat ishin të mëdha edhe pasi shitja e biletave ndaloi.
Por, kishte raste që edhe të ”tregut të zi”, kur bileta e çmimit 2 euro, është shitur për 20 euro.
Dhe ata tifozë të cilët nuk kanë mundur të futen brenda në stadium, janë duke u sillur përreth tij.