Kroos kritikon Ozilin: Pretendimet e tij për racizëm janë absurde - Bota Sot
Kroos kritikon Ozilin: Pretendimet e tij për racizëm janë absurde

Futboll

E diel, 18 nëntor 2018

Kroos kritikon Ozilin: Pretendimet e tij për racizëm janë absurde

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:22
Toni Kroos dhe Mesut Ozil

Mesut Ozil është larguar nga kombëtarja gjermane pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Debati nëse Mesut Ozil kishte bërë mirë që ishte larguar nga kombëtarja gjermane, vazhdon edhe më tutje.

Këtë herë rreth kësaj çështjeje ka folur Toni Kroos, ish-bashkëlojtar i Ozilit në kombëtare, i cili ka theksuar se pretendimet e futbollistit të Arsenalit janë absurde.

“Mesut ka dhënë shumë për kombëtaren dhe për këtë ka merituar një trajtim tjetër pas largimit”,, ka thënë Kroos.

“Por mënyra se si ai vendosi të largohej nuk është në rregull”.

Ozil është kritikuar ashpër në Gjermani, pasi kishte postuar një fotografi me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe pas largimit ka thënë se populli gjerman është treguar racist ndaj tij.

“Disa fjalë në njoftimin e tij janë në rregull, por ato kanë mbetur nën hije nga disa fjalëve të tjera të cilat janë absurde”, ka vazhduar Kroos.

“Mendoj se ai (Ozil) e di mirë se brenda kombëtares dhe në DFB nuk ka racizëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test