Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme - Bota Sot
Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme

Futboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:53
Juventus

Seria A u tërhoq e gjitha nga efekti “Kristiano Ronaldo” dhe vendosi të hapë “thasët”, duke qenë se për të dytin sezon me radhë shpenzimet e kryera për blerjet e reja kanë kaluar 1 miliard eurot.

Siç mund të kuptohet, “mbret” i merkatos ishte Juventusi me 234.9 milionë euro të shpenzuara, i ndjekur nga Roma me 112.95 milionë euro, për 12 afrime si dhe Napoli në vend të tretë me 95.5 milionë euro. Kanë derdhur disa miliona euro më pak Milani (88) dhe Interi (85.5).

Sigurisht që për dy milanezet, këto shifra do të ishin shumë herë më të larta, nëse tratativat e tyre shumica nuk do të ishin bazuar në huazime me të drejtë apo detyrim blerjeje, si për shembull: Vrsaliko (6.5 milionë për huazimin dhe 17.5 për shlyerjen), Keita (5+34), Politano (5+20), Bakajoko (5+35), Higuain (18+36) etj… Ndërsa, për sa u përket dy blerjeve më të shtrenjta, që të dyja janë të markës “Juventus”, me Kristiano Ronaldon për 100 milionë euro, plus mbrojtësin Zhoao Kanselo, i paguar 40.4 milionë euro, për t’ia shkëputur Valencias.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test