Messi mund të largohet përfundimisht nga kombëtarja e Argjentinës

Futboll

Messi mund të largohet përfundimisht nga kombëtarja e Argjentinës

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:36
Messi

Trajneri i ri i “Albicelestes”, zbulon se ka pasur biseda me Lionel Messin.

Lionel Scaloni, ka dhënë përgjigje në pyetjet e shumta në lidhje me mungesën e yllit të skuadrës Lionel Messit.

Scaloni insiston se ai nuk e ka diskutuar këtë çështje me kapitenin e Kombëtares dhe assesi nuk do të ishte vendimi i tij për të lënë jashtë Messin.

“E di se të gjithë po prisni që unë të flas për të, prandaj kjo është çështja e vetme specifike që do ta mbuloj: kemi biseduar, dhe vendosem që ai të mos jetë për këto ndeshje”, tha Scaloni për gazetarë.

“Nuk do të ishte në rregull nga ana ime t’i thosha Leos të qëndrojë në shtëpi dhe mos të vijë”.

“Nuk ka trajner në botë që do të përfitonte nga mungesa e Messit. Ne nuk folëm për të ardhmen e tij. Ai nuk do të jetë me ne këto ndeshje, por do ta shohim çfarë ndodh më pas”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat