Manchester City i ka sytë drejt Navas pas dëmtimit të Bravo

Futboll

Manchester City i ka sytë drejt Navas pas dëmtimit të Bravo

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 07:18
Keylor Navas

Manchester City po skanon tregun për të gjetur zëvendësuesin e Claudio Bravo-s, i cili ka dëmtuar tëndinën e akilit gjatë seancës stërvitore të së Hënës.

Një emër që ka tërhequr vëmendjen e Guardiolës dhe stafit të ekipit është Keylor Navas.

Sipas mediave spanjolle, marrja e portierit madrilen në formë huazimi mund të ishte skenari ideal për të siguruar mbështjetje për portierin e parë Ederson Moraes, të cilin City e bleu nga Benfica për 40 milionë euro, verën e kaluar.

Përkundër rritjes së interesit për t’a larguar atë nga kryeqyteti spanjoll, Keylor gjithmonë ka insistuar që e ardhmja e tij qëndron në Madrid, ndonëse vendi i portierit të parë është dobësuar me ardhjen e Thibaut Courtois nga Chelsea.

Navas ka ende dy vite të mbetura deri në përfundimin e kontratës së tij, por thuhet se Madridi do t’a lejojë të shkojë tek Manchester City në qoftë se ai dërgon një kërkesë transferimi.

Zhvendosja e mundshme e Navas do të linte Los Blancos me Courtois, Casilla dhe Lunin si opsionet e tyre për portën, në varësi të asaj që do të ndodh me Luca Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat