I shpall luftë Ronaldos

Futboll

I shpall luftë Ronaldos

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:31
Mario Rui

Mario Rui, portugezi i Napolit, i cili këtë sezon është konfirmuar si një titullar me Carlo Ancelottin, ka folur para përballjes me Milanin këtë fundjavë, dhe gjithashtu nuk ka lënë pa ngacmuar as bashkëkombësin e tij, të ardhur këtë verë në Itali, Cristiano Ronaldon. “Ndaj Milanit do të luajmë për fitore, sepse e dimë shumë mirë që me ato tri pikë, rritet edhe besimi për të synuar gjëra të mëdha”, tha Rui. Sa i përket Cristiano Ronaldos, tha mes të tjera: “Gjithsesi ne kemi një grup mjaft të mirë dhe jemi gati të përballemi me Juventusin, të ndalim Ronaldon dhe të shpresojmë që atë që nuk e bëmë vitin e kaluar me Sarrin, ta bëjmë këtë herë me Ancelotin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat