Shkëlqimi dhe rënia e David De Gea

Futboll

Shkëlqimi dhe rënia e David De Gea

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:39
David de Gea

David de Gea nuk po kalon në formën e tij më të mirë.

Portieri spanjoll ishte shpallur dy herë radhazi lojtari i vitit në skuadrën e tij Manchester United.

De Gea ishte heroi i tifozëve nga ‘Old Trafford’. Pritjet e tij e mbanin Unitedin në rangun e top skuadrave në Angli pasi loja e tyre në fazën ofanzive nuk linte për të dëshiruar.

Formën e njejtë De Gea nuk e ka që nga fillimi i Kupës së Botës.

Në gjashtë nga shtatë goditjet drejt së Kombëtares së Spanjës De Gea ka pësuar gol. Ndoshta ishte edhe pika e dobët e asaj kombëtare.

Më mirë për De Gean gjërat nuk qëndrojnë as në Premierligë, ku ka pësuar në katër nga shtatë goditjet drejt portës.

Mbetet të shihet nëse portieri do të arrijë ta rikthej formën e tij të dikurshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat