Real Madridi ose Mbappen ose askënd tjetër - Bota Sot
Real Madridi ose Mbappen ose askënd tjetër

Futboll

Real Madridi ose Mbappen ose askënd tjetër

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:19
Kylian Mbappe

Nëse Real Madridi nuk arrin ta transferojë Kylian Mbappen gjatë këtyre ditëve të mbetura të afatit kalimtar të transferimeve, atëherë nuk do ta transferojë dikë tjetër, shkruan AS.

Klubi spanjoll po shpreson në dënimin e PSG-së nga UEFA në mënyrë që të detyrohet ta shes Mbappen.

Francezi ka treguar aftësitë e tij gjatë Kampionatit Botëror me Francën, të cilin e fituan, këmbëshpejti i ka shënuar katër gola për Kombëtaren e tij.

Dhe pas paraqitjeve të tij në Botëror, Reali e ëndërron që ta ketë Mbappen në “Bernabeu” pasi e konsideron si zëvendësuesin ideal të Cristiano Ronaldos, i cili u largua në drejtim të Juventusit për 112 milionë euro gjatë kësaj vere.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...