Man Utd shkarkon Mourinhon?

Futboll

Man Utd shkarkon Mourinhon?

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 07:37
Jose Mourinho

Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet nga Manchester United.

Jose Mourinho është në presion të madh.

Menaxheri i Manchester United rrezikon të shkarkohet nga posti pas humbjes së thellë 0:3 në Old Trafford nga Tottenham Hotspur.

Mediat angleze shkruajnë se drejtuesit e klubit do të vendosin për fatin e portugezit pas krizës së thellë në ekip në fillim të sezonit të ri.

Mourinho u ndal duke bërë duartrokitje të gjata në drejtim të tifozëve të Manchester United, menjëherë pas ndeshjes me Tottenhamin.

Kjo mund të jetë edhe përshëndetja e fundit e fundit me tifozët nga Old Trafford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat