Zyrtare, sulmuesi i Barcelona-s huazohet te Borussia Dortmund

Futboll

Zyrtare, sulmuesi i Barcelona-s huazohet te Borussia Dortmund

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:33
Paco Lacacer

Borussia Dortmund ka përforcuar skuadrën me blerjen e re Paco Lacacer nga Barcelona. Spanjolli ka nënshkruar një marrëveshje në formë huazimi njëvjeçare në Signal Iduna Park me opsion për blerje përfundimtare në fund të sezonit.

“Po pres me padurim të luaj në Bundesliga,” shprehet Alcacer për faqen zyrtare të Borussia Dortmund.

“Është një nga kampionatet më të mirë në botë me tifozë të pabesueshëm në Murin e Verdhë të famshëm në të gjithë Europën.2

DOrtmund kishte kohë që po kërkonte një nr. 9 natyral pas largimit të Michy Batshuayi.

Alcacer, i cili ka shënuar gjashtë gola në 13 paraqitje me Spanjën, mund të debutojë që ditën e premte me klubin e ri, teksa Dortmund do të ndeshet me Hannover 96 në ndeshjen hapëse të javës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat