Sokol Cikalleshi shumë pranë transferimit…

Futboll

Sokol Cikalleshi shumë pranë transferimit…

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:22
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi është pranë një transferimi në bazë të një marrëveshje parimi për t’ju rikthyer ligës turke siç shkruan Ajanspor.

Golashënuesi shqiptar do të bashkohet me Goztepe, klubin nga Izmiri i cili kohët e fundit ka filluar negociatat me klubin aktual Osmanlispor.

Edhe pse ky ekip bazohet në raporte të mira financiare, ende nuk bëhet e ditur shifra e arritur në marrëveshjen për 28 vjeçarin shqiptar.

Por mësohet të jetë arritur marrëveshja për të kryer transferimin para mbylljes së merkatos në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat