Real Madridi pas Raheem Sterlingut

Futboll

Real Madridi pas Raheem Sterlingut

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 22:37
Raheem Sterling (Getty Images)

Real Madridi është vënë në sulm për një sulmues, ndërsa ka bisedime me Manchester Cityn për Raheem Sterlingun.

Sky Sports lojtari nuk është në pritje të një marrëveshje të re me klubin nga Etihad Stadium.

Kevin De Bruyne, Fernandinho, David Silva dhe Nicolas Otamendi i kanë vazhduar kontrata, ndërsa ardhja e Riyad Mahrez, ia ka prishur paksa rahatinë lojtarit.

Kjo pas paraqitjeve të mëdha të sezonit të shkuar ku u fitua edhe Liga Premier.

Real Madrid do ta vëzhgojë nga afër lojtarin me Anglinë në ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në fillim të shtatorit.

Lojtari shihet si përforcime për afatin e ardhshëm kalimtar, pasi Real Madridi e ka zgjedhur Marianon si sulmues.

Sterlign sezonin  shkuar shënoi 23 gola në 46 ndeshje për Cityn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat