Ancelotti tregon arsyen e dështimit: Bayerni nuk dëshironte të ndryshonte filozofinë

Futboll

Ancelotti tregon arsyen e dështimit: Bayerni nuk dëshironte të ndryshonte filozofinë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:39
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka nisur sezonin në mënyrë fantastike te Napoli.

Napolitanët kanë dy fitore në po aq lojë të luajtura nën drejtimin e trajnerit të ri italian.

Por, në këtë formë nuk e kishte nisur kampionatin gjerman me Bayer Munichun.

Ai thotë se kampionët gjerman nuk deshën të ndryshonin filozofinë e lojës së tyre, gjë që solli dështimin në këtë ekip.

“Përvoja në Bayern ishte pak e pazakontë”, ka thënë Ancelotti për Dazn.

“Gjërat nuk po shkonin keq, fituam gati të gjitha lojërat në shtator. Kishte probleme në filozofi: ata nuk donin të ndryshonin. Unë po”, ka thënë italiani. Ndryshe, Napoli gjatë fundjavës është mysafire e skuadrës së papërshtatshme të Sampdorias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat