Femra shqiptare që ndanë drejtësinë në Islandë!

Futboll

Femra shqiptare që ndanë drejtësinë në Islandë!

Nga: Shaban Sinani Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:58
Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri dhe Biljan Atanasova

Treshja e referëve nga Maqedonisë Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri dhe  Biljan Atanasova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Grupit E, mes Islandës dhe Republikës Çeke, për kualifikim në Kampionatin Botëror të futbollit për femra  “Francë-2019”. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më datën 4 shtator, në stadiumin “Laugardalsvöllur” në Reykjavik. Ndryshe në grupin E , bëjnë pjesë Islanda, Gjermania, Republika Çeke, Sllovenia dhe Ishujt Faroe.  Kjo dëshmon se Maqedonia ka refere cilësore të cilat janë të afta të  ndajnë drejtësi edhe në ndeshje shumë të rëndësishme siç janë eliminatoret për Botërorin “Franca 2019”.

Vjollca Izeiri i  cila para disa viteve ishte futbolliste e reprezentacionit të Maqedonisë, tani  është duke u dëshmuar edhe si refere. Faktet flasin se ajo deri më tani ka ndarë drejtësi në mbi 10 ndeshje ndërkombëtare të futbollit për femra.

Kujtojmë se dy referet nga Maqedonia Ivana Projkovska dhe Vjollca Izeiri nga data 6 deri më 14 gusht të këtij viti në Riga të Letonisë, ndajtën drejtësi në ndeshjet e kualifikuese të grupit 7-të të UEFA Champions League për femra.

Kur jemi tek futbolli i femrave duhet të theksojmë me fillim në orën 17:00, në kampin e futbollit të FFM-së në Shkup, do të zhvillohet ndeshje miqësore  mes reprezentacionit të Maqedonisë dhe asaj të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat