Low nuk është dakord: Ozil e ekzagjeroi, na dëmtoi të gjithëve…

Futboll

Low nuk është dakord: Ozil e ekzagjeroi, na dëmtoi të gjithëve…

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 08:02
Joachim Low dhe Ozil

“Deri më sot, Mesut nuk më ka telefonuar. Nuk ka folur me mua!” Kështu ka thënë trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, gjatë një konference për shtyp në Mynih të Bavarisë, duke folur për herë të parë në lidhje me vendimin e Ozil për t’i dhënë lamtumirën kombëtares gjermane.

“Ai ka marrë vendimin e tij dhe unë duhet ta pranoj, – vazhdoi trajneri. – Pranoj se nënvlerësuam shumë impaktin që do të kishte rasti Ozil në shtyp sepse ishim të përqendruar te Botërorit.”

Më pas, “timonieri” i Gjermanisë shtoi: “Me akuzat për racizëm Mesut i komplikoi shumë gjërat . Nuk ka pasur kurrë akuza apo deklarata raciste në ekipin tonë dhe ai e di mirë. E ekzagjeroi me atë që tha. Na dëmtoi ne, por dëmtoi edhe veten e tij.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat