Deschamps zbulon listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve

Futboll

Deschamps zbulon listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:57
Didier Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Franca janë pjesë e një grupi shumë interesant dhe të vështirë me Gjermaninë dhe Holandën.

Deschamps për këto dy ndeshje ka vendosur t’iu besojë lojtarëve që e shpallen Francën kampione të botës në Rusi këtë verë.

Nga 23 që ishin në turne, vetëm Steve Mandanda është lënë jashtë listës pas një lëndimi, me Benoit Costil që e zëvendëson atë.

Skuadra e plotë e Francës:

Portierë: Alphonse Areola [Paris Saint-Germain], Benoit Costil [Bordeaux], Hugo Lloris [Tottenham Hotspur]

Mbrojtësit: Lucas Hernandez [Atletico Madrid], Benjamin Pavard [Stuttgart], Samuel Umtiti [Barcelona], Presnel Kimpembe [Paris Saint-Germain], Adil Rami [Marseille], Raphael Varane [Real Madrid], Benjamin Mendy [Manchester City] Djibril Sidibe [Monako]

Mesfushorët: N’Golo Kante [Chelsea], Paul Pogba [Manchester United], Blaise Matuidi [Juventus], Corentin Tolisso [Lyon], Steven Nzonzi [Roma]

Sulmuesit: Moussa Dembele [Barcelona], Antoine Griezmann [Atletico Madrid], Florian Thauvin [Marseille], Nabil Fakir [Lyon], Olivier Giroud [Chelsea], Kylian Mbappe [Paris Saint-Germain].

Ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, Franca e zhvillon më 6 shtator ndaj Gjermanisë në udhëtim, ndërsa më 9 shtator pret Holandën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat