Nëse Genku do t’i mbante yjet e akademisë, sot do të ishte kandidat serioz për L.K

Futboll

Nëse Genku do t’i mbante yjet e akademisë, sot do të ishte kandidat serioz për L.K

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:47
Kevin De Bruyne dhe Yanick Carrasco

Klubi belg, Genk, do të ishte padyshim një nga skuadrat më të forta evropiane në rast se do t’i mbante yjet e akademisë.

Lojtarë që sot janë bartës të lojës në skuadrat e tyre si Kevin De Bruyne, Yanick Carrasco e shumë të tjerë, ishin të gjithë pjesë e Genk.

Lista e plotë me lojtarët më të mirë që dolën nga akademia e Genkut.

1.Kevin De Bruyne – Padyshim një nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij. Mesfushori është pjesë kryesore e skuadrës së Manchester City dhe një nga lojtarët më të preferuar të Pep Guardiola. Belgu ishte i rëndësishëm edhe në rrugëtimin e kombëtares së tij në Rusia 2018. Aktualisht lojtari vuan nga një lëndim dhe është jashtë fushave.

2.Thibaut Courtois –  Gjithashtu një nga më të mirët në pozitën e tij, së bashku me De Gea, Neuer e Ter Stegen. Belgu kaloi gjatë kësaj vere tek Real Madrid nga skuadra e Chelsea. Fillimisht, sa ishte pjesë e Genk, Courtois kaloi tre vite huazim në Atletico Madrid, vite që I hapën rrugën për karrierë.

3.Wilfred Ndidi – Nigeriani po konsiderohet si një nga mesfushorët defanziv më të mirë në Premierligë. Ndidi aktualisht paraqitet me skuadrën e Leicester City, në të cilën kaloi për 20 milionë euro. Nëse vazhdon me këso paraqitjesh, 21 vjeçari mesiguri do të kalojë tek ndonjë skuadër më e madhe.

4.Leon Bailey – Aktualisht paraqitet me skuadrën e Bayer Leverkusen, me të cilën nënshkroi kontratë të re gjatë kësaj vere. Paraqitjet e mira me gjermanët zgjuan interesimin e skuadrave si Roma e Barcelona, por lojtari zgjodhi të vazhdojë me Leverkusen.

5.Kalidou Koulibaly – Cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A. Senegalezi kaloi tek Napoli në vitin 2014 për afër 12 milionë euro. Me paraqitjet që tregoi në Itali, është e pa mundur të sigurosh shërbimet e 27 vjeçarit për atë shumë.

Ka edhe lojtarë të tjerë si Christian Benteke, Divock Origi, Steven Defour e Yanick Carrasco që janë emra të mëdhenjë të futbollit evropian ditët e sotme, e që më parë ishin pjesë e Genk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat