Modriç, lojtari më i mirë i Champions League

Futboll

Modriç, lojtari më i mirë i Champions League

Nga: Më: 30 gusht 2018 Në ora: 19:26
Modriç, lojtari më i mirë i Champions League, Foto AFP

Mesfushori Luka Modriç është lojtari më i mirë për edicionin 2017-18. Kroati ka treguar lojëra të mira me Real Madridin dhe kishin fituar Champions Leaguen, ndërsa me kombëtaren e Kroacisë ishin në finalen e Kampionatit Botëror –“Rusia 2018”. Modriç e ka fituar çmimin për ‘Futbollistin më të mirë të vitit’ nga UEFA. Ai u zgjodh para konkurrentëve të tij, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Një çmim i jashtëzakonshëm për Modriçin, për faktin se mposhti një konkurrencë të fortë.  Modriç është shpallur edhe mesfushori më i mirë. Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është shpallur mbrojtësi më i mirë i edicionit 2017/2018 nga UEFA. Cristiano Ronaldo është shpallur sulmuesi më i mirë i edicionit 2017/2018. Ai me Real Madridin fitoi Champions League, tanil luan për Juventusin. Portieri më i mirë i Champions League për sezonin 2017/2018 është Keylor Navas, anëtar  i Real Madridit, ndryshe i kombëtares së Kosta Rikës. Ai me Real Madridin ka fituar titullin e Champions League.  David Beckham e ka fituar çmimin e presidentit të UEFA-s për kontribut në futboll dhe karrierë të shkëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat