Liria shijon fitoren e parë, Drita kokulur

Futboll

Liria shijon fitoren e parë, Drita kokulur

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:57
Pamje nga ndeshja e sotme

Skuadra me renome Liria nga Prizreni, shijoi fitoren e parë, njëherësh i shkaktoi humbjen e dytë gjatë këtij edicionit kampionit në fuqi Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e javës së tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshje me kthesa në rezultat, por prizrenasit u treguan në të shkathët dhe ia dolën të fitojnë tri pikët e para në kampionat. Në minutën e 28-të, Drita udhëheq kur Xhevdet Shabani nga rreth 16 metra shënon. 

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë (40’), Qëndrim Gashi realizon eurogol dhe barazoi rezultatin 1:1. Në minutën e 52-të, Drita sërish kalon në epërsi (1:2). Sulmuesi Haxhi Neziraj brenda zonës dhe me mjeshtri shënon. Pas dhjetë minutave (62’), Liridon Fetahaj shënon nga mesi i fushës, teksa topi në kërcim e sipër shkon mbi kokën e portierit Leutrim Rexhepi. Liridon Fetahaj ishte në formë të mirë dhe i solli fitoren Lirisë.

Pikërisht në minutën e 68-të, Fetahaj me vetëmohim të pashoq shënon dhe i solli fitoren e parë prizrenasve me rezultat 3:2. Drita është në vend të tretë me 3 pikë, kurse Liria ngjitet në vend të tetë me 3 pikë, por kanë një ndeshje më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat