Guardiola tregon pse e la Sanen jashtë skuadrës

Futboll

Guardiola tregon pse e la Sanen jashtë skuadrës

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:47
Leroy Sane

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se ai nuk e la Leroy Sanen jashtë skuadrës për shkak të sjelljeve të tij, por pasi që skuadra e tij është shumë e madhe dhe duhet t’ia japë mundësitë e paraqitjes të gjithëve.

Manchester City dje e fituan ndeshjen e tretë nga gjithsej katër të sezonit të ri të Premierligës. Në fitoren me rezultat 2-1 kundër Newcastleit, Leroy Sane nuk u zgjodh as për bankën rezervë.

Goal.com raporton se arsyeja e vërtetë e mungesës së tij është për shkak se Guardiola është i pakënaqur me përqendrimin e tij dhe shpreson se duke e lënë jashtë skuadrës së javës, ai do të jetë më i përqendruar gjatë javëve në vazhdim.

Gjatë turneut parasezonal, Guardiola kishte thënë se Sane nuk ishte në nivelin e kërkuar për të qenë startues në ndeshje, por pas barazimit me rezultat 1-1 kundër Wolves, kishte insistuar se gjermani kishte filluar të stërvitej mirë.

“Ndeshjen e kaluar, Phil Foden nuk ishte në skuadër dhe kjo gjë më mërziti shumë për Philin, dhe tani jam shumë i mërzitur për Leroyn. Por, ne kemi një kuadër, kemi gjashtë sulmues dhe unë vendosa të luajmë me dy sulmues”, ka thënë Guardiola.

“Ne kemi dy sulmues anësor në fushë dhe një në bankë rezervë dhe për këtë arsye, për këtë ndeshje, vendosëm se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Në ndeshjet e radhës, ai do të jetë i gatshëm të luaj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat