Në jetë mund të gabohet

Futboll

Në jetë mund të gabohet

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:45
Jürgen Klopp

Në jetë mund të gabohet, e rëndësishme është t’i shohësh anën e mirë gjërave. E ndoshta njeriu i duhur për këtë është Jürgen Klopp. Trajneri i Liverpoolit kërkon të çdramatizojë situatën, edhe në momentet më të këqija. Vetë lojtarët duket se e admirojnë intuitën e trajnerit të tyre, i cili është në gjendje të ulë tensionin dhe të zhdukë mendimet negative me veprime shumë të kujdesshme. Pas gafës së Alisson në ndeshjen kundër Leicester, Klopp u pyet nëse ishte i shqetësuar, pas përvojave të hidhura me Karius e Mignolet më parë.

“Nëse më lejoni të jem i sinqertë, jam shumë i kënaqur nga ai gabim. Pas “sombreros” që i bëri Knockaert, të gjithë prisnin gabimin e parë që do të bënte, në mënyrë që ta sulmonin. Ishte gabim i rëndë, por më pëlqeu se si reagoi”.

Në praktikë, Klopp ka të drejtë. Pas gafës që bëri, portieri e vazhdoi ndeshjen mirë, duke mos pasur ndonjë efekt psikologjik, që mund të ndikonte akoma më keq. Ndërkohë, pas 4 ndeshjeve të para në kampionat, Liverpooli është në vend të parë me pikë të plota, së bashku me Chelsean e Maurizio Sarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat