Drejtori i përgjithshëm i Cërvena Zvezdës, çudit për Xherdan Shaqirin!

Futboll

Drejtori i përgjithshëm i Cërvena Zvezdës, çudit për Xherdan Shaqirin!

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:13
Drejtori i përgjithshëm i Cërvena Zvezdës, çudit për Xherdan Shaqirin!

Cërvena Zvezda e Beogradit do të përballet me Liverpoolin e Xherdan Shaqirit në Champions League. Drejtori i përgjithshëm i skuadrës serbe, Zvezdan Terziq, në një intervistë të zgjeruar për mediat serbe i është përgjigjur edhe pyetjes rreth provokimeve të mundshme të Shaqirit në ndeshjen me të kuqtë në Marakana të Beogradit.

“Nuk besoj! Mendoj se ai do të jetë nën presion të madh psikologjik sepse e di se ku vjen. E di se Cërvena zvezda është simbol i Serbisë, ndërsa do të luaj në Marakanën e nxehtë. Nuk e di nëse do të vijë bile. Nëse vjen do të bëhet edhe më i vogël kokrra e grurit. Dyshoj se do të vij. Normalisht, si klub futbolli patjetër duhet ta presim njësoj çdo rival tonin. Nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë.

Cërvena Zvezda duhet patjetër ta ndjejë se Shaqiri ka ardhur të luaj futboll. Detyra jonë është ta mbrojmë nga situata të padëshiruara. Të jemi nikoqirë të mirë!”, tha Terziq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat