Courtois: Stadiumi i Madridit është një mrekulli më vete

Futboll

Courtois: Stadiumi i Madridit është një mrekulli më vete

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:49
Courtois: Stadiumi i Madridit është një mrekulli më vete

Thibaut Courtois foli për gazetën belge “Het Nieuwsblad”, ku foli për fillimet e tij te Real Madridi: “Unë merrem vesh shumë mirë me të gjithë. Komunikimi me mbrojtjen është duke shkuar mirë, madje edhe gjatë lojës”. Përveç kësaj, ai e krahasoi ekipin e Lopetegui me Chelsea, duke thënë se “niveli te Real Madridi është më i lartë se te Chelsea”. Në këtë pikë, ndërkombëtari belg shtoi: “Që në stërvitje ju e shihni se niveli është i lartë. Tani jam duke e provuar çdo ditë se Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë”.

Courtois, i cili bëri debutimin e tij në “Bernabeu” të shtunën, shpjegoi se stadiumi i Madridit është një mrekulli më vete: “Është dy herë më i madh se “Stamford Bridge”. Kur luan në këtë stadium është një ndjenjë shumë e ndryshme. Nëse shikoni përpara, shihni vetëm një mur të njerëzve, ndërkohë që ju mund ta shihni qiellin, ose hotelin, pas tij”.

Courtois shpjegoi edhe debutimin e tij, duke nënvizuar se “nuk është hera e parë, që luaj këtu. E njoh gjuhën, e njoh edhe stadiumin. Në minutat e para kundër Leganes isha i tronditur emocionalisht, por më pas u ndjeva mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat