Ja cila ndeshje e Barcelonës do të luhet në Amerikë

Futboll

Ja cila ndeshje e Barcelonës do të luhet në Amerikë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 09:22
Barcelona

La Liga ka nënshkruar kontratë ku disa ndeshje të tyre do të luhen në SHBA dhe Kanada.

Skuadra e parë që do të luaj jashtë do të jetë Barcelona.

Pesë herë kampionët e Evropës do të udhëtojnë në kontinentin e largët për ndeshjen kundër Girona.

Gazeta spanjolle SPORT raporton se Girona – Barcelona do të jetë ndeshja e parë La Liga e luajtur në veri të tokës amerikane me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Hard Rock”, Miami, më 27 janar.

Për të ndihmuar tifozët 1.500 fluturime do të jenë në dispozicion për mbajtësit e biletave sezonale të Girona, megjithëse ata do të duhet të ofrojnë një depozitë prej € 500, e cila do të kthehet pas udhëtimit.

Një qëndrim i mundshëm gjatë natës në Florida gjithashtu mund të vihej në dispozicion me një depozitë e nevojshme me vlerë 600 €.

Nëse tifozët nuk dëshirojnë të udhëtojnë për këtë ndeshje, atëherë ata do të kompensohen nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat