Shosholli: Në Baku edhe barazimi është i mirë për Kosovën - Bota Sot
Shosholli: Në Baku edhe barazimi është i mirë për Kosovën

Futboll

Shosholli: Në Baku edhe barazimi është i mirë për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2018 Në ora: 18:22
Shosholli: Në Baku edhe barazimi është i mirë për Kosovën

Ish përzgjedhësi i parë i kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli, njëherësh trajneri i mirënjohur, mendon se djelmoshat tanë mund të kthehen me rezultat pozitiv nga sfida në Baku, kundër Azerbajxhanit, e cila luhet nesër në orën 18.00, në kuadër të xhiros së parë të grupit 3 të Ligës së Kombeve, divizioni D në futboll. Kombëtarja e Kosovës është e përgatitur në të gjitha pikëpamjet dhe pretendon të kthehet e pamposhtur. Optimist është shprehur edhe përzgjedhësi Bernard Challandes, i cili prej se ka marrë drejtimin e Kombëtares, i ka të gjitha fitore në tri miqësore, si me rezultat 1:0 ndaj Madagaskarit, me 2:0 kundër Burkina Fasos dhe me 3:0 kishte mundur Shqipërinë.

Shosholli thotë se ka shumë elemente pozitive që jep të shpreson për rezultat të mirë në Baku. “Mendoj se ka shumë elemente pozitive që na bën të shpresojmë për rezultat pozitiv sepse dihet se çdo ndryshim te stafit luan edhe një rol te futbollistët, posaçërisht edhe pas tri fitoreve rresht në miqësore. Te futbollistët ka një motiv që të vazhdojnë me këtë trend të tillë, kur dihet se janë edhe kualifikimet për Kampionatin Evropian”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Shosholli. Si i sheh gjasat e Kosovës?

“Duke u bazuar në cilësitë e kombëtareve tjera, kemi gjasa reale edhe ndaj Azerbajxhanit, po ashtu kundër Ishujve Faroe dhe Maltës, që të jemi të parët në grup”, shpreh optimizmin Shosholli.  Në Baku është një klimë pak më ndryshe, por Shosholli nuk e sheh edhe si telashe: “Mendoj se ndoshta adaptimi për një ditë është shumë i vështirë, ndërsa klima do t’ju konvenoj lojtarëve tanë.

Shpresoj në motivin e tyre (pas tri fitoreve radhazi në miqësoret e fundit) dhe të japin maksimumin sepse edhe rezultati baras është i mirë para ndeshjes së radhës me Ishujt Faroe në Prishtinë”.  Sa i përket mungesës prej lojtarëve më të mirë, Valon Berishës, anëtar i Lazios, Shosholli tha: “Mendoj se Valon Berisha është ndër futbollistët më të mirë, por nuk ka luajtur shkaku i lëndimit në ndeshjet e fundit miqësore dhe në një farë mënyre ka lojtarë që mund ta zëvendësojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...