Milani ka qenë njëra prej skuadrave më aktive të afatit kalimtar që e lamë pas.
Pas vendimit pozitiv nga gjykata e arbitrazhit sportiv, Rossonerët ishin përqendruar jashtëzakonisht shumë në tregun e transferimeve. Tani pas afro një muaji pas mbylljes së afatit kalimtar, po dalin edhe prapaskena të shumta.
Njëra nga to është edhe çështja Rodriguez. Ky i fundit ishte i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, por që në fund vendosi të qëndrojë edhe më tutje në San Siro.
Ka qenë vet menaxheri i lojtarit, i cili ka pranuar se ka psur thirje të shumta gjatë gjithë kohës, mirëpo përfaqësuesi zviceran i refuzoi kategorikisht të gjitha duke mos e vënë fare në dyshim të ardhmen e tij.