De Laurentiis: Nëse duan, e shpëtoj unë Hajdukun! - Bota Sot
De Laurentiis: Nëse duan, e shpëtoj unë Hajdukun!

Futboll

De Laurentiis: Nëse duan, e shpëtoj unë Hajdukun!

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:05
De Laurentiis: Nëse duan, e shpëtoj unë Hajdukun!

Aurelio De Laurentiis është një personazh unik, i aftë të prodhojë lajm sa herë flet, ndaj edhe gazetarët bëjnë çmos ta ngacmojnë përditë për ndonjë deklaratë. Presidenti i Napoli-t ka qenë ditët e fundit në Kroaci, ku është zhvilluar asambleja e ECA-s, organizata e klubeve europiane të futbollit.

Në Kroaci De Laurentiis ka folur për gazetarët kroatë dhe ka lëshuar një deklaratë të bujshme, duke premtuar se do ishte gati të blinte Hajduk Splitin, nëse diçka e tillë është e mundur. Hajduk-u është klubi i dytë më i madh në Kroaci, por ka vite që është në krizë financiare dhe tashmë është pa pronar privat, duke qenë në duart e bashkisë dhe tifozëve, që kanë blerë një pjesë të aksioneve.

Natyrisht, është diçka romantike të shohësh një klub të madh futbolli që të zotërohet nga tifozët, por e vërteta është se për të pasur sukses duhen miliona dhe nuk mjafton vetëm kontributi i bashkisë dhe tifozëve. Për këtë arsye, De Laurentiis del hapur, duke kërkuar të blejë klubin e famshëm.

“Më jepni mundësinë dhe e blej unë Hajduk-un, e kam seriozisht. Nuk e kuptoj pse ky klub ka rënë kaq poshtë. Jam gati të bisedoj, por jo me tifozët, sepse duhet të flas me ndokënd nga drejtuesit. Kam blerë Bari-n, por kjo nuk do të thotë që nuk më intereson të blej edhe Hajduk-un. Jam befasuar që Edy Reja është gati të marrë drejtimin e skuadrës, sepse ai ka refuzuar edhe Napoli-n në të shkuarën. Hajdukunmë ka thënë që klubi është në duart e tifozëve dhe ata nuk duan në asnjë mënyrë që klubi të privatizohet. Megjithatë, Hajduk-u është në vështirësi dhe unë do investoja, para, njerëz dhe shumë pasion. Nuk do lejoja kurrë që një klub me histori e traditë të përfundojë si Bari, në divizionin e katërt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...