Borussia Dortmund i kthehet fitoreve në Budesligë - Bota Sot
Borussia Dortmund i kthehet fitoreve në Budesligë

Futboll

Borussia Dortmund i kthehet fitoreve në Budesligë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 23:20
Ilustrim

Borussia Dortmund i është kthyer fitoreve në Budesligë pasi që ka mposhtur sot Eintrachtin e Frankfurtit me rezultat 3-1. Për Dortmundin shënuan Diallo (36) Wolf (71) dhe Alcacer. Për Entrachtin golin e vetëm e shënoi Haller në minutën e 68

Borussia Dortmund i është kthyer fitoreve në Bundesligë pas barazimit me Hannover 96 dy javë më parë.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, kurse goli erdhi në minutën e 36 pas një gjurulldie që u krijua në zonën e rreptësisë.

Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Eintracht Frankfurt e kërkuan golin e barazimit dhe erdhën tek ai në minutën e 68’të. Sebestien Haller shënoi në minutën e 68’të.

I menjëhershëm ishte reagimi i Dortmundit të cilët kthyen epërsinë në minutën e 71’të.

Deri në fund të ndeshjes vendasit arritën që ta kontrollojnë shumë mirë ndeshjen, ndërsa Frankfurt nuk patën fuqi të bëjnë më shumë për të barazuar rezultatin.

Krejt në fund ish sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer shënon një gol të bukur në minutën e 87’të, për rezultat 3-1.

Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e parë më 7 pikë, por vetëm deri nesër pasi që nesër do të luajnë ndeshjet e tjera të Bundesligës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...