Real Madrid, €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën - Bota Sot
Real Madrid, €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën

Futboll

E hënë, 15 tetor 2018

Real Madrid, €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 07:26
Florentino Perez

Një merkato e dështuar ajo e Real Madrid, në mungesë totale të emrave të bujshëm. Kundër të gjitha pritshmërive, presidenti Florentino Perez nuk arriti dot t’i përgjigjet largimit të Cristiano Ronaldos, për t’i dhuruar tifozëve, gjithashtu të termbur prej muajsh për një largim të mundshëm të kroatit Luka Modric, në drejtim të Inter, një blerje spektakolare, që të mund të ringjallë ambiciet e klubit spanjoll.

Por tashmë, sipas medias spanjolle “AS”, presidenti Perez ka në mendje të reagojë fuqishëm, aq sa ka rezervuar jo pak, por plot 370 milionë euro për fushatën e ardhshme të merkatos, atë të janarit. Në kampin madrilen ishte folur edhe për Mauro Icardi, por referuar informacionit të servirur nga “AS”, në listën e Galaktikëve qëndrojnë mbi të gjithë, Neymar dhe Mbappe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test