Guardiola nuk u jep fare pushim lojtarëve - Bota Sot
Guardiola nuk u jep fare pushim lojtarëve

Futboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Guardiola nuk u jep fare pushim lojtarëve

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:17
Pep Guardiola

Guardiola kurrë nuk ndjehet i kënaqur.

Pavarësisht nga fitorja e së shtunës 3-0 kundër Fulham-it, Pep Guardiola ishte shumë nervoz me lojtarët e tij pas ndeshjes dhe si ndëshkim u fshiu ditën e pushimit, duke i urdhëruar të dalin në stërvitje të dielën.

“Jam i mërzitur me lojtarët e mi dhe ata e dinë mirë pse”, pranoi trajneri i Manchester City-t pas ndeshjes, i zhgënjyer për faktin se skuadra e tij krijoi 28 raste për shënim, por shpërdoroi pa fund, duke gabuar edhe raste të pastra.

“Nuk mund ta lejoj që të gabojmë gjërat më të thjeshta, pasimet e thjeshta, kontrollin e topit. Kemi folur shpesh për këto gjëra, ndaj do t’u tregoj që mund të përmirësohem”, shtoi Guardiola, i cili mbi të gjitha kërkon përqendrim dhe motivim.

“Pas 100 pikëve sezonin e shkuar dhe mbërritjes me vonesë për shkak të Kupës së Botës, mendja ndryshon paksa, nuk je plotësisht i përqendruar. Megjithatë, tani kemi nisur sezonin dhe pak nga pak gjithçka do t’i kthehet normalitetit”.

Manchester City është i treti në Premier League, me 13 pikë, 2 më pak se Chelsea dhe Liverpool. Gjithsesi, “Qytetarët” mbeten favoritë për titullin në Angli, ndërsa këtë të mërkurë nisin rrugëtimin në Champions League, me sfidën shtëpiake kundër Lyon-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test