Kryeziu: Arbëria ka përkrahje të fuqishme nga ‘Stuhia e Kuqe’ - Bota Sot
Kryeziu: Arbëria ka përkrahje të fuqishme nga ‘Stuhia e Kuqe’

Futboll

E diel, 21 tetor 2018

Kryeziu: Arbëria ka përkrahje të fuqishme nga ‘Stuhia e Kuqe’

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:29
Almir Kryeziu në veprim

Fshati Dobrajë e Madhe nga Lypjani, jeton me futbollin! KF Arbëria nga Dobraja e Madhe po befason për të mirë në katër javët e para, duke shënuar tri fitore dhe ka pësuar vetëm një humbje, kësisoj renditen në vend të tretë me 9 pikë, një me pak se Onix, lider në Ligën e Parë të Kosovës. Në hapje të edicionit Arbëria e kishte mundur me 2:0 Bashkimin nga Koretini, ndërsa në Vushtrri humbi me 2:1. Pastaj si vendas fitoi me 2:1 kundër 2 Korrikut dhe në udhëtim me 2:1 ndaj Drenasit.

Një fillim i shkëlqyeshëm i klubit nga fshati dhe që mëton të jetë në katër vendet e para. Sulmuesi Almir Kryeziu shprehet se po kalojnë në formë të mirë dhe rezultatet janë edhe fryt i angazhimit dhe lojërave cilësore. Arbëria, në katër ndeshje ka tri fitore e një humbje, është befasi e dorës së parë apo e keni pritur? “Nuk është befasi por kemi ekip të mirë dhe lojtarë shumë cilësorë”, tha Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Synimet e skuadrës janë të futen në barazh për të kërkuar një vend në elitë: “Synimet e Arbërisë janë barazhi, pse jo të futem në Superligë”. Sa ishte vështirë me Drenasin dhe çka e veçojë ekipin që importoi tri pikë? “Vërtet ka qenë vështirë, por dëshira dhe vullneti edhe ja dolëm t’i marrim 3 pikë të mëdha nga ky udhëtim i vështirë”, përgjigjet futbollisti. Të dielën e fundjavës, Arbëria në konak të vetin ka punë shumë të vështirë, për faktin se do ta presin Dukagjinin e Klinës. “Normal si në çdo ndeshje futemi për fitore dhe besoj që edhe kundër Dukagjinit do t’i marrim tri pikë”, shprehet optimist Kryeziu. Futbollisti tregon se në Dobrajë dhe brenda klubit është atmosferë e shkëlqyeshme dhe të gjithë jetojnë me suksese.

“Përkrahja është shumë e madhe, duke ju falënderuar sidomos tifozëve ‘Stuhisë së Kuqe’, tha Kryeziu. Cilat skuadra i sheh për kreun e tabelës? Mendoj se janë Vëllaznimi dhe Dukagjini, por mbetet të shihet sepse kampionati është i gjatë”, tha ai. Kryeziu shprehet se nuk është vështirë të luash si mysafirë dhe të importosh pikë, pasi që nuk ka ndonjë presion nga mikpritësit. “Mendoj se nuk është shumë e vështirë të luash si mysafirë. Rritje të cilësisë ka normalisht”, ka thënë Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test