Shaqiri me Liverpoolin gjunjëzojnë PSG-në! Shqiptari me Napolin të pafat në Beograd - Bota Sot
Shaqiri me Liverpoolin gjunjëzojnë PSG-në! Shqiptari me Napolin të pafat në Beograd

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Shaqiri me Liverpoolin gjunjëzojnë PSG-në! Shqiptari me Napolin të pafat në Beograd

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 shtator 2018 Në ora: 22:59
Festimi i golit

Ndeshja kryesore ka qenë mes Liverpoolit dhe PSG-së, e cila përfundoi me fitoren e 'Redsave' me rezultat 3:2. Liverpooli bëri lojë të madhe dhe ka qenë me  fat që fitoi tri pikë në çastet e fundit në hapje të grupit C të fazës së grupeve në Champions League në futboll. Në periudhën prej 6 minutave Liverpooli shënoi dy herë duke shokuar kampionin francez. Sturridge në minutën e 30-të dhe Milner nga penalltia në atë të 36-tën, ngritën epërsinë në 2:0 të Liverpoolit. Pas katër minutave (40') Meunier ngushtoi rezultatin në 2:1. Kylian Mbappe prej lojtarëve më të mirë në botë, në minutën e 83-të barazoi rezultatin, duke iu falënderuar edhe një veprimit të shpejt. Xherdan Shaqiri luajti pak minuta lojë, nga minuta e 85-të në fanellën e Liverpoolit, duke iu gëzuar fitores. Në minutën e 90+2, Firmino nga rreth 12-13 metra vulosi fitoren e madhe të Liverpoolit me rezultat 3:2. Në takimin tjetër Napoli ka qenë i pafat që të kthehet me tri pikë me gjithë rastet e mira kundër skuadrës serbe, Cërvena Zvezda nga Beogradi. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj luajti titullar dhe dha maksimumin për Napolin.

Në grupin A, Atletico Madridi tregoi forcën e saj, duke e mundur Monacon me 2:1 në konak të vetin. Monaco edhe pse avancoi e para nuk ia doli në ballafaqim me mysafirët. Në minutën e 18-të, Grandsir kaloi në epërsi Monacon, por Atletico shpejt këndellet dhe shënuan dy herë përmes Costas (31') e Gimenezit (45'). Dortmundi kthehet me tri pikë të mëdha, duke e mundur me 1:0 Club Brugge-n. Një gabim fatal i vendasve u kushtoi shtrenjtë, kur Pulishiç shënoi për fitoren e madhe në minutën e 85-të.  

Në grupin D, Galatasaray startoi me fitore me rezultat 3:0 në ballafaqim me Lokomotivën e Moskës. Skuadra turke bëri lojë më të mirë dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë. Golat i shënuan: Rodrigues (9'), Derdiyok (67'), Inan (90+4'-nga penalltia). Schalke nuk arriti më shumë se një pikë në duel me Porton, duke barazuar me rezultat 1:1.  Në minutën e 64-të, Embolo kaloi në epërsi skuadrën gjermane, por Porto barazoi përmes penalltisë në minutën e 75-të, duke iu falënderuar saktësisë së Otavios.

Rezultatet

Grupi A

Monaco-Atletico      1:2

Club Brugge-Dortmund 0:1

Grupi B

Barcelona-PSV       4:0

Interi-Tottenhami    2:1

Grupi C

Liverpooli-PSG       3:2

C. Zvezda-Napoli    0:0

Grupi D

Galatasaray-Olympiakosi    3:0

Schalke-Porto   1:1

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test