Skuqet Ronaldo, City tronditet! Triumfojnë Reali, Manchester Utd, Bayerni, Juve! - Bota Sot
Skuqet Ronaldo, City tronditet! Triumfojnë Reali, Manchester Utd, Bayerni, Juve!

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Skuqet Ronaldo, City tronditet! Triumfojnë Reali, Manchester Utd, Bayerni, Juve!

Nga: Kemajl Koca Më: 19 shtator 2018 Në ora: 23:01
Foto nga ndeshja

Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të, duke lënë plot 61 minuta me një lojtar me pak Juventusin!  Futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari gjerman, Brych, për shkak të një sjellje josportive. Megjithatë "Zonja e Vjetër" edhe pse plot 61 minuta me një lojtar me pak triumfoi me rezultat 2:0 në Mestalla kundër Valencisë.

Juve dëshmoi fuqinë edhe me dhjetë lojtarë duke iu falënderuar golave të Miralem Pjaniç në minutën e 45-të dhe në të atë të 51-tën, që të dyjat nga penalltia. Në minutën e 90+5, Parejo i Valencisë humbi penalltinë.

Juventusi startoi me fitore në grupin H në Champions League, sikurse edhe Manchester Utd me rezultat bindës 3:0 në Bernë kundër kampionit të Zvicrës, Young Boys.

Pogba është shënues i dyfishtë në minutën e 35-të dhe në atë të 44-tën nga penalltia dhe Martial në minutën e 65-të. Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, e nisi me fitore, duke e mundur me rezultat 3:0 Romën, në kuadër të grupit G.  Reali arkëtoi tri pikë të qetësisë falë golave të Iscos në minutën e 45-të, Bales në atë të 58-tën dhe Marianos (90+2').

Në këtë grup, Plzen nga Çekia bëri lojë të madhe dhe barazoi me 2:2 me ekipin nga Rusia, CSKA Moskës. Futbollisti Krmencik shënoi në minutën e 29-të dhe të 41-tën për Plzenin dhe Chalov (49') e Vlasiq (90+5' nga penalltia) për CSKA-n. Në grupin E, Bayerni tregoi forcën në Lisbonë, duke i shkaktuar humbje me 2:0 skuadrës portugeze, Benfica.

Serinë e golave e hapi Lewandowski në minurën e 10-të dhe e përmbylli Sanches të atë të 54-tën. Në grupin F, Lyoni befasoi si mysafirë, në përballje me Manchester Cityn. Cornet në minutën e 26-të dhe Fekir në atë të 43-tën shënuan për 0:2 për Lyonin, por Silva ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 67-të. City tronditet në start të grupit. 

Grupi E
Ajax-AEK 3:0
Benfica-Bayern 0:2

Grupi F
Manchester City-Lyon 1:2
Shakhtar-Hoffenheim 2:2

Grupi G
Real-Roma 3:0
Plzen-CSKA (M) 2:2

Grupi H
Valencia-Juventus 0:2
Young Boys-Manchester Utd 0:3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test