Kosova dhe Shqipëria shënojnë ngritje në renditjen e FIFA-s - Bota Sot
Kosova dhe Shqipëria shënojnë ngritje në renditjen e FIFA-s

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Kosova dhe Shqipëria shënojnë ngritje në renditjen e FIFA-s

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:51
Kosova e ka nisur mirë Ligën e Kombeve, duke marrë katër pikë nga dy ndeshje.

Në renditjen që publikohet çdo muaj nga FIFA, vërehet përmirësim për dy përfaqësueset e shqiptarëve.

Kosova e ka nisur mirë Ligën e Kombeve, duke marrë katër pikë nga dy ndeshje.

Kjo i ka ndihmuar Dardanët që të kenë edhe ngritje në renditjen e FIFA-s, ku nga pozita 141 që ndodheshin një muaj më parë, tani janë në vendin e 138-të.

Përmirësim ka edhe për Shqipërinë që ka realizuar një fitore dhe ka humbur në takimin tjetër të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë fituar një vend dhe tani renditen të 57-tët.

Belgjika e kryeson renditjen e ndjekur nga kampioni i Botës, Franca. Top 10-shin e mbyllin, Brazili, Kroacia, Uruguai, Anglia, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test