Modric: Isha shumë i lodhur pas Kupës së Botës, tani po përmirësohem çdo ditë - Bota Sot
Modric: Isha shumë i lodhur pas Kupës së Botës, tani po përmirësohem çdo ditë

Futboll

E martë, 16 tetor 2018

Modric: Isha shumë i lodhur pas Kupës së Botës, tani po përmirësohem çdo ditë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:13
Luka Modric

Real Madridi mbrëmë është ndeshur me Romën në kuadër të fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve, në Bernabeu, të cilën e fitoi me rezultatin 3-0.

Luka Modric është shprehur pas ndeshjes se është lodhur shumë në aspektin fizik dhe atë psikologjik pas Kupës së Botës me Kroacinë, mirëpo ka thënë se tani po përmirësohet çdo ditë.

“Shumë i lumtur me paraqitjen tonë si ekip dhe për fitoren”, tha kroati pas ndeshjes kundër Romës.

Luka Modrici me Kroacinë arriti deri në finale të Kupës së Botës që u mbajt në këtë verë në Rusi, mirëpo u mposhtën nga Franca me rezultatin 4-2. Në fund ai u shpall lojtari më i mirë i Botërorit.

“Isha shumë i lodhur pas Kupës së Botës, mirëpo tani po ndihem më mirë çdo ditë dhe shpresoj që do të vazhdoj të luaj kështu si sonte”.

“Jam shumë i kënaqur që tifozët dhe miqtë kanë votuar për mua, mirëpo unë nuk jam duke menduar për Topin e Artë tani, gjëja më e rëndësishme për mua është ekipi”.

“Nëse e fitoj, atëherë shumë mirë, do të jem i lumtur, mirëpo nëse jo atëherë jeta vazhdon përsëri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test